Ballina Kryesore SKUTHAT ANTIAMERIKANË

SKUTHAT ANTIAMERIKANË

Nga Rexhep SHAHU  

 

Pa Amerikën nuk do të kishte kaq shumë trima t’marres sa ka sot udhëve, zyrave të larta të shtetit e klubeve nëpër Kosovë, por do të ishin fshehë skutave e nëpër pala t’dimiave.

Ka njerëz në Kosovë që si duket kanë jetuar më mirë kur Kosova ka qënë e pushtuar nga Serbia dhe fajësojnë Amerikën për dëbimin e Serbisë prej Kosove.

Por shumica e shqiptarëve të kësaj bote i janë mirënjohës përjetë Amerikës, shumë mirënjohës që e bëri Kosovën këtë që është, e bëri pa serbë, e bëri që të qeveriset prej shqiptarëve, edhe prej do shqiptarëve të këqij që po duan me e shqye Kosovën dhe me e pështy në fytyrë Amerikën pse ajo, kryesisht ajo e dëboi Serbinë prej Kosove.
Politikanët që ua mbante bolet në grusht Serbia dhe u thoshte të deklaronin publikisht në konferenca shtypi se edhe në burgjet serbe ka demokraci e liri shprehje, sot janë kundër kësaj lirie e pavarësie që ka Kosova dhe instruktojnë e nxisin skuadra e çeta antiamerikanësh. Mirë që dalin hapur, t’i dinë e njohin njerzit dhe të mos luajnë lojra të fshehta e mashtruese pro serbe e ruse.

Shpresoj që të dalin hapur udhëve të Tiranës e Prishtinës, të djegin flamujt amerikanë, të djegin ambasaden amerikane në Kosovë, të përleshen e të përgjaken me policinë e Kosovës, t’i hedhin gazlotsjellës policisë dhe ta paralizojnë policinë. Është më e ndershme me dalë hapur se mund të marrë më shumë vota se sa me u sjellë kështu si skutha antiamerikanë.