Ballina Bota MËSIME NGA PËRVOJA E ABRAHAM LINKOLNIT

MËSIME NGA PËRVOJA E ABRAHAM LINKOLNIT

Nga Prof. Dr. Lush SUSAJ  

 

Biografia politike dhe shtetërore e Abraham Linkolnit, është përmbledhur nga poeti i shquar amerikan Karl Sendberg në librin e tijë me titull “Abraham Linkoln”. Libri është botuar në vitin 1878, është përkthyer pothuajëse në të gjitha gjuhët e botës dhe vahdon të mbetët një nga biografitë më të lexuara.

Mendoj që sjellja politike dhe shtetërore e Abraham Linkolnit, është një shëmbull i mirë, një fuqi e jashtëzakonshme transformuese dhe demokratizuese për të gjitha vendet.

Kur u zgjodh president i SHBA, Linkolni iu drejtua gruas së tijë me fjalët: “Na zgjodhën Meri”. Ndërsa në realitetin tonë politik, pas përfundimit të zgjedhjeve dhe ndarjes së posteve drejtuese, ndodh e kunderta. Drejtuesit politik e shtetëror të këtyre dekadave kan dëshmuar se nuk e njohin përgjegjësinë dhe as vlerësimin që ju bën sovrani. Përkundrazi dalldisën dhe degradojnë në mburrje, kapërdisje, ulurima e shprehje bajate si: “fitova”, “e munda apo ia punova filanit”. Nëse kan shpenzuar pesë lekë, deklarojnë kafeneve të qytetit se kan shpenzuar pesë million, etj. Fillojnë të thurin intriga e plane se si të shkatërrojnë këtë apo atë intelektual apo specialist që akoma nuk është larguar nga vendi. Fillojnë të mendojnë se si të tjetërsojnë këtë apo atë pronë, investim, etj. Të tjerë servile e mërhuma dëgjohen të thonë shprehje të tilla si: “hallall kryetarit”, “hallall tenderit të vjedhur”, “hallall dajës apo hallës”, e kështu me radhë, duke harruar më kryesorin, popullin e fyer e të mashtruar që në ditën e parë.

Gjatë fushatës elektorale, Mark Dolegei, pati premtuar se mund ta ndihmonte Linkolnin vetëm nëse ai (Linkolni) do t’i jepte një shumë të caktuar të hollash. Kur e mori vesh Linkolni i kthej këtë përgjigje: “..një fushatë me para është jashtë logjikes time sepse së pari, për mua është e jashtëligjshme, së dyti unë as kam dhe as kam ku të gjej para”. E kundërta ndodh në sjelljen politike e shtetërore të politikanëve të vendit tonë. Paraja e jashtëligjshme është bërë problemi dhe qëllimi parësor sepse me parat e pista është manipuluar dhe mund të manipulohet, mund të blihet e të shitet pushteti, ligji, kolltuku, morali e çdo gjë tjetër. Duket sikur qëllimi justifikon mjetin, që do të thotë se droga, grabitjet e bakave, vjedhja e të gjitha projekteve, e të gjitha grandeve, e të gjitha investimeve, etj, është diçka normale, e modes, e ligjshme. Degradimi është aq i thellë saqe hapur dhe kudo, dëgjohen të tilla shprehje ç’nderuese si: “kush nuk vodhi iu djegtë shtëpia”, “nuk po vjedhim por po ia shkulim qimen derrit” e deri tek ajo shprehja e njohur e despotëve “pas meje u bëftë qameti”

Kur e pyetën Linkolnin në lidhje me të drejtat e pakicave, ai është shprehur: “Përsa u përket gjermanëve dhe të huajve të tjerë, mendimi im është se ata s’janë aspak më të mirë por edhe aspak më të këqinj se sa autoktonët e tjerë….Nuk është në natyren time që njerëzve të tiranizuar nga prangat e robërisë t’jua nxij akoma më shumë jetën, duke i renduar edhe me halle të tjera, përkundrazi…”. Ndërsa në Shqipëri, ndjeshmëria, njerëzillëku dhe mirësjellja e politikanëve dhe pushtetarëve ndaj jabanxhinjve dhe njerëzve të pamundur, sidomos ndaj komunitetit rom, është minimale, pothuajëse nuk ekziston. Të gjitha ato që thuhen e deklarohen janë demagogji sa për të vjedhur ndihmat dhe fondet e dhëna për këto kategori, janë sofizma për t’i mbajtur këta njerëz sa më larg vemendjes dhe përfaqësimit real.

Kur gjenerali Paterson (që ishte në krye të trupave federative), pati humbur një betejë të rendësishme, kishte shkuar tek Linkolni dhe i ishte lutur për një gjyq të shpejtë e të drejtë që të shpetonte njëherë e mirë nga paragjykimet dhe fyerjet e përditshme që i bëhëshin. Linkolni ia dinte meritat e trimërisë, ai e kuptonte situatën e tijë shpirtërore dhe e ngushëlloj me fjalët: “Për një njeri që ka njëfarë vlere apo rendësie shoqërore, poshtërimet janë të pashmangëshme. Sa e sa përçmime më të renda kam provuar unë në kurrizin tim e prap nuk çaj kryet për kësi gjërash”. Ndërsa në Shqipëri, nëse ke shkaktuar apo shkakton miljarda euro dëm ekonomik dhe nëse vret dhjetra njerëz të pafajshëm, as që mund të gjykohesh e dënohesh, përkundrazi bëhësh deputet, minister, drejtor, kryetar partie, etj. Për më tepër, nëse ndonjëri guxon që të kundërshtoj despotin (kryetarin), nëse ndonjëri guxoj apo do të guxojë të denoncojë dhe kundërshtojë grabitjet, abuzimet dhe vendimet e gabuara politike e shtetërore, e pret pushimi i menjëhershëm nga puna, e pret degradimi në emigracion ose poshtërimi me stress, varfëri dhe mizerje ekonomike.

Në Maj të vitit 1852, një nga gazetat e Uashingtonit, pati botuar kryeartikullin ku ndër të tjera thuhej: “…zoti e bekoj SHBA, duke i falur një president (Linkolnin) me parime të larta morale, një udhëheqës i paerrësuar nga sofizmat dhe euforia dhe që e di fort mirë që sukseset e qëndrueshme mund të arrihen vetëm shkallë shkallë. Nëse kjo gazëtë do të shkruante për Shqipërinë e këtyre 105 viteve, patjetër që në rreshtat e sajë do të theksohej fakti se si zoti duket sikur e ka mallkuar këtë vend dhe këtë popull me politikanë dhe pushtetarë mediokër, zuzarë, abuzues, sofistë, euforikë dhe mendjeshkurtër.

Me 1 Dhjetor 1862, Linkolni i është drejtuar kongresit amerikan me një mesazh ku ndër të tjera thuhej: “Mund të themi se tri janë elementët përbërës të një kombi: territori, populli dhe ligjet….. Rebelimi s’është vëçse pasojë e skllavërisë, me zhdukjen e skllavërisë vetëvetiu do të zhduket edhe rebelimi… Bashkë me lirinë që u japim zezakëve, ne do të çimentojmë edhe lirinë e njerëzve të lirë. Duke dhënë një pjesëz, garantojmë një të tërë”. Në Shqipërin tone të dashur, për fatin tonë të keq, akoma vazhdon një sjellje e tillë politike e shtetërore degraduese që i kontribuan çdo ditë shkatërrimit dhe humbjeve të ekonomisë, territorit, humbjeve të popullsisë dhe mosfunksionimit të ligjit dhe shtetit.

Në vitin 1863, një miku i tijë republikan i pati kerkuar presidentit Linkoln që të punësojë në administratën e shtetit një të afërm të tijë përmes largimit nga puna të një demokrati të aftë, kundershtar politik i Linkolnit. Në lidhje me këtë, Linkolni i është përgjigjur: “Nuk mund t’ia lejoj vetës atë luks që të luftoj ndaj atyre që s’më dhanë votën gjatë fushatës së zgjedhjeve. Në atë detyrë më duhet një njeri i aftë”. Parë në kontekstin tonë, mendoj se një nga gabimet më të mëdha të këtyre viteve e dekadave ka qënë dhe vazhdon të mbetet goditja dhe shkatërrimi i vazhdueshëm i meritokracisë dhe kapaciteteve të administratës politike e shtetërore. Nga zëvendësimi i vazhdueshem i elitës dhe i specialistëve me dallkaukë dhe me militantë medioker, është shkatërruar truri, shpirti, vazhdimësia dhe përvoja shtetërore e institucioneve. Është rrënuar protokolli dhe rregulli bazë i institucioneve, është mpirë auditi, është vrarë besueshmëria, debati, llogaridhënia dhe zbatimi i ligjeve.